AKTUALE

Skender Rexhepi: Maqedonasve do t’ju dhemb bashkëpunimi mes partive shqiptare dhe komuniteteve tjera

Banner

Kryetari i Partisë Lëvizja Popullit, Skender Rexhepi- Zejd, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se komunitet tjera, si turqit, romët, boshnjakët, goranët e të tjerë, jetojnë në vendbanime ku janë shqiptarët me shumicë dhe problemet janë të njëjta.
“Qoftë infrastruktura, kushtet e jetës, nevoja për zhvillim më të madh ekonomik, infrastrukturorë, pra i kemi hallet e njëjta. Por deri sot pushteti ai maqedonas, nga themelimi, dhe këtë e kemi thënë se Maqedonia është kurdis mbrapshtë, është kurdis me tendencë nacionaliste antishqiptare”, tha Zejd Rexhepi, duke shpjeguar nënshkrimin për herë të parë të një marrëveshje mes një partie turke me frontin shqiptar.
I pyetur se si do ta pranojnë këtë maqedonasit, Zjedi tha se kjo do të ju dhemb atyre, ngase siç u shpreh ai “ata janë mësuar me atë logjik se me komunitete tjera të mundohen të ndikojnë tek vendbanimet shqiptare për ta vazhduar diskriminimin e tyre që e kanë dy tre dekada me radhë”.
Zejd tha se maqedonasit duhet të kuptojnë se shqiptarët dhe ata janë dy shtyllat që e mbajnë shtetin ndërsa komunitetet tjera vetëm se e ndihmojnë dhe përfitojnë nga këto dy shtylla.

Related posts

Faton Ahmeti në përvjetorin e shpalljes së Karadakut Zonë e lirë e luftës: Qëllimi i asaj lufte ishte liria e popullit shqiptar

Gjyla Halili

Dimitrievski: Nuk do të koalicionojë me udhëheqësin aktuale të LSDM-së

Gjyla Halili

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë Euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

Gjyla Halili