KOSOVË

Situata në veri të Kosovës, Stoltenberg: Palët të ulin tensionet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur para gazetarëve në Vilninus  për situatën në veri të Kosovës, për të cilën u shpreh i shqetësuar.

Ai i ka ftuar palët që të ulin tensionet në veri të Kosovës.

“Ne jemi të shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe i ftojmë të dyja palët që të ulin tensionet atje”, deklaroi Stoltenberg para gazetarëve para takimit të NATO-s në Vilnius.

Stoltenberg vuri në dukje se NATO është e pranishme në Kosovë përmes KFOR-it për të siguruar paqen e stabilitetin.

Ai shtoi se është i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçicc, pasi ky i fundit ditë më parë ka kërkuar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s rreth situatës në veri të Kosovës.

Banner

Related posts

Kurti thotë në fillim të javës vendos nëse do të shkojë në Bruksel

admin

BE nuk është e fokusuar te data, por te meritat

admin

12 garues qëndrojnë të shtrirë mbi 120 orë, thyhet rekordi në garën e “dembelizmit” në Mal të Zi

admin

Leave a Comment