KOSOVË

Rrëzohet një aeroplan në Serbi, ka edhe viktima

Një person ka vdekur nga rrëzimi i një aeroplani shumë të vogël afër Beogradit të enjten, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS).

Aeroplani u rrëzua pak pas orës 12:00 më 10 gusht, pasi ishte ngritur nga aeroplani “13 Maji” në Zemun Polje.

Aeroporti “13 Maji” gjendet në lagjen Zemun Polje, 10 kilometra në perëndim të qendrës së kryeqytetit serb, Beograd.

Përfaqësuesi i Qendrës Kërkimore për Aksidentet e Trafikut, Nebojsha Petroviq, ka thënë se aeroplani i vogël që u rrëzua afër Beogradit ishte ngritur nga Aeroporti “13 Maji” në Zemun Polje.

Petroviq tha për agjencinë e lajmeve të Serbisë, Beta, se aeroplani ultra i lehtë ishte i regjistruar në Drejtorinë e Aviacionit Civil të Beogradit.

Ai shtoi se përfaqësuesit e qendrës shkuan në vendin e ngjarjes sapo morën informacione për rrëzimin e aeroplanit. /REL

Banner

Related posts

Kurti: Serbia dhe Rusia janë burim i kërcënimeve për sigurinë në rajon

Gjyla Halili

Institucionet serbe nuk do të largohen nga zyrat në Mitrovicë të Veriut

admin

Kosova ta formojë Asociacionin me kompetenca thelbësore, pastaj ne do ta përmbushim pjesën tonë

admin

Leave a Comment