KOSOVË

Situata në veri të Kosovës është ende e brishtë

Situata në veri të Kosovës ende është e brishtë, edhe krahas hapave të ndërmarrë për uljen e tensioneve, tha i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, lajmëroi Mina.

Lajçak në Fejsbuk shënoi se dy ditët e fundit i ka kaluar në Bruksel, ku ai dhe ekipi i tij kanë bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtar për t’i koordinuar  hapat e ardhshëm për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Ai shtoi se ka biseduar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe me shefin e Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe zgjerim të Komisionit Evropian, Gert Jan Kupman, për situatën në veri të Kosovës dhe për ngjarjet e fundit në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Banner

Related posts

18 mijë punonjës shëndetësor do të përfitojnë sërish rritje page

admin

Arrestohet kosovari, mbajti peng 6 turistë italianë pasi pretendoi se i kishin dëmtuar pajisjet e apartamentit me qira

admin

Katër raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

admin

Leave a Comment