AKTUALE

Simovski: Regjistrimi i popullsisë është bërë në përputhje me të gjitha standardet e OKB-së

Ish-drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH), Apostol Simovski, thotë se regjistrimi është bërë në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara dhe Eurostat i pranon.
Ai thekson se nuk sheh mundësi që Gjykata Kushtetuese ta pranojë iniciativën e deputetit Skender Rexhepit dhe konsideron dhe si një iniciativë e tillë është me interes politik.
Ajo që mund të them me siguri është se regjistrimi është bërë në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara dhe të pranuara nga Eurostat, të cilat vlejnë për Evropën dhe më gjerë. Në këto standarde, që quhen rekomandime, përcaktohet saktësisht se cili është qëllimi i regjistrimit. Popullsia jorezidente nuk është objektiv i detyrueshëm në regjistrim, sepse ata persona që nuk jetojnë në shtetin që kryen regjistrimin janë pjesë e regjistrimit në vendin ku jetojnë. Përndryshe, do të kishte numërim të dyfishtë dhe gjendja aktuale nuk do të mund të përcaktohet kurrë saktë”, tha Simovski për “Sloboden Peçat”.

Rexhepi e paraqiti iniciativën në Gjykatën Kushtetute tre vjet pasi u krye regjistrimi, sepse siç thotë ai, tani po ndjehen pasojat, sepse tani punësimi dhe shpërndarja e parave nëpër komuna bëhet në bazë të atyre shifrave të regjistrimit, pra vetëm sipas ndaj popullatës rezidente.

Ai konsideron se janë shkelur nenet 8, 9 dhe 51 të Kushtetutës dhe nenet 6, 7 dhe 17 të Ligjit të Regjistrimit.

Banner

Related posts

Kovaçevski: Çështja e apanazhit është diçka që nuk mund të komentohet, është zgjidhje ligjore

Gjyla Halili

BDI promovon reformat partiake!

Gjyla Halili

Mark Gjonaj takon zv.ndihmës sekretarin për Ballkanin Perendimorë Alexander “Sasha” Kasanof

Gjyla Halili