AKTUALE

Siljanovska Davkova gjatë betimit nuk e tha emrin kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut”

Presidentja e re e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, ka dhënë sot betimin në Kuvend.


Në deklaratën e saj solemne, të cilën e përsëriti edhe pas kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski, ajo nuk e tha emrin kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut”, por tha vetëm Maqedonia.

“Deklaroj se postin e Presidentit të Maqedonisë do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi, do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet, do ta mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë”, tha Siljanovska Davkova.

Në deklaratën e saj solemne para të pranishmëve, ajo tha se as nuk besonte se do të bëhej në krye të shtetit, pasi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, besonte në fitoren e saj.

Ajo vuri në dukje rëndësinë e madhe të gruas në politikë dhe tha se do të kujdeset për të gjithë njëlloj./Ts

Banner

Related posts

Shqiptarët kanë kë të zgjedhin, kanë arsye edhe pse të zgjedhin dr. Bujar Osmanin për President!

Gjyla Halili

Në kohë dhe pa ndërprerë filloi votimi në Prilep

Gjyla Halili

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Gjyla Halili