KOSOVË

Si guxon të flasë ashtu për Kosovën

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar përmes një postimi në Twitter në lidhje me deklaratat e fundit të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili e cilësoi Kosovën si të paaftë për të reaguar në mënyrë evropiane për uljen e tensioneve në veri.

Eurodeputeti ka kritikuar ashpër zëdhënësin e BE-së për gjuhën e përdorur, duke i kujtuar se një burokrat i BE-së nuk mund të guxojë të flasë ashtu për Kosovën apo për çdo vend tjetër të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Në reagimin e tij të fortë në Twitter, eurodeputeti i bëri “tag” dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

“Kosova, thotë ai [Stano], ka treguar “paaftësinë për të filluar të sillet në mënyrë evropiane”. Si guxon burokrati të flasë për qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës apo të ndonjë vendi tjetër?”, shkroi Bütikofer.

Banner

Related posts

Ndërmjetësues kemi shumë, presim mbështetje nga Shqipëria

admin

Moti sot në Kosovë

Gjyla Halili

Të dëshmojë me vepra se rajoni i përket Procesit të Berlinit

admin

Leave a Comment