AKTUALE

“Shtëpia ime dhe redaksia” mbrëmë ishin në shënjestër të sulmit, thotë Aleksandar Mitovski

Aleksandar Mitovski nga “Infomax” njofton se mbrëmë redaksia e tij është sulmuar nga një person.

“Një idiot i partisë sapo hyri me forcë në redaksinë e “Infomax” dhe në shtëpinë time.

Gjithçka u regjistrua, sulmi, vjedhja me thyerje dhe dhuna.

Djemtë e policisë reaguan shpejt.

Për gjithçka tjetër, do ta ndjekim deri në fund”, shkruan Mitovski në profilin e tij në Facebook.

Mitevski në emisionin e incizuar pas sulmit në redaksi tha se për ngjarjen do të njoftohen të gjitha përfaqësitë e huaja diplomatike.
Ai për këtë sulm akuzon qeverinë e VMRO-DPMNE-së.

Banner

Related posts

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Gjyla Halili

Linjë telefonike pa pagesë të Avokatit të Popullit për shkelje të të drejtës së votës

Gjyla Halili

Roma shndërrohet në fortesë, masa të jashtëzakonshme sigurie gjatë ceremonisë mortore të Papës

Gjyla Halili