BOTA

Shtëpia e Bardhë: Biden do jetë i sinqertë me Zelenskyn gjatë takimit në samitin e NATO-s

Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, presidenti i SHBA-së Biden do jetë i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë me Zelenskyn, gjatë takimit të tyre këtë pasdite në samitin e NATO-s më Vilnius.

Dyshja do të diskutojnë për vendimin e NATO-s që nuk do japë një afat kohor të qartë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Zelensky e ka kritikuar NATO-n për atë që ai e sheh si vonesa në përcaktimin e afatit kohor të anëtarësimit të Ukrainës, duke e quajtur atë “të paprecedentë dhe absurd” të martën.

“Biden e di se presidenti Zelensky ka pikëpamje të forta dhe nuk ka frikë t’i shprehë ato pikëpamje,” tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan në një intervistë për MSNBC.

“Edhe presidenti Biden, është gjithashtu shumë i drejtpërdrejtë, i sinqertë me presidentin Zelensky. Ky do të jetë karakteri i takimit që ata kanë.”


Top Channel

Banner

Related posts

Bankat kineze mbështesin me miliarda Rusinë

admin

Qipro shpëton 45 emigrantë sirianë nga barkat në brigjet juglindore të ishullit (fotot)

admin

Juratoviç: Vuçiç e Kurti janë nën presionin e nacionalistëve

admin

Leave a Comment