SPORT

Shqiponjat triumfojnë ndaj ekipit serb

Ekipi shqiptar i Kosovës në CS:GO, Bad News Eagles ka shënuar fitore ndaj ekipit të serbëve iNation, me rezultat 19-17, në garën “Eastern European Masters Spring 2023”.

BNE fitoi në mapën “Inferno”, pasi përballja shkoi në shtesa.

Pjesa e parë, ani se u mbyll në të mirë të serbëve, ekipi shqiptar u kthye në lojë në pjesën e dytë, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime u treguan më të mirë shqiponjat. Kështu duke e fituar ballafaqimin në fund me rezultatin final 19-17.

Në përballjen e ardhshme, Bad News Eagles do të kenë punë me ekipin bullgar VOYVODA.

Banner

Related posts

Rrahmani premton gola të Rapidi: Mezi pres të debutoj

admin

NOTAT/ Muçi lojtari më i vlerësuar, shkëlqejnë edhe Bajrami e Asllani. Berisha e Hysaj “ngelin në klasë”

admin

“Moment krenarie për të gjithë ne” – Gjimshiti flet pasi eliminoi Liverpoolin me Atalantan e tij

Gjyla Halili

Leave a Comment