BOTA

Granatimet ukrainase në një rajon të Rusisë, zyrtarët: Dy persona mbetën të vrarë

Dy persona janë vrarë nga granatimet ukrainase në fshatin rus, Chausy, në rajonin Bryansk në kufi me Ukrainën, ka thënë guvernatori i këtij rajoni të enjten.

Një person tjetër u vra nga një sulm ukrainas në qytetin e kontrolluar nga Rusia, Nova Kahovka në jug të Ukrainës, sipas zyrtarëve të emëruar nga Rusia.

Granatimet në territoret ruse përgjatë kufirit me Ukrainën janë bërë të zakonshme në muajt e fundit në luftën e Rusisë në Ukrainë, pasi Kievi po lufton për t’i larguar forcat ruse nga territoret e veta, të cila janë uzurpuar nga Moska qëkur nisi pushtimi në shkurt 2022.

Guvernatori i Bryansk, Alexander Bogomaz, tha se, përveç dy të vrarëve, janë lënduar edhe dy persona të tjerë në Chausy.

Në Novak Kahovka, administrata e qytetit, e udhëhequr nga Rusia, tha se një civil u vra nga një sulm ukrainas ndaj një biznesi, dhe se një tjetër u plagos.

Hollësitë e këtyre incidenteve nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur./ REL


Top Channel

Banner

Related posts

Akptadia: Skema me elektorë të rremë, pjesë e komplotit të Trump për përmbysjen e zgjedhjeve

admin

Lufta në Ukrainë/ Ndërprerja e energjisë ngre alarmin në centralin bërthamor të Zaporizhja

admin

Ish-ushtaraku me akuza terrori, arratiset nga burgu në Britani ‘me kamionin e furnizimeve’ (fotot)

admin

Leave a Comment