BOTA

Shpërthim në një pikë karburanti në Bukuresht, një i vdekur

Një person ka vdekur pas shpërthimit në një pikë karburanti në Bukuresht të Rumanisë më 26 gusht.

Për shkak të zjarrit të madh, zyrtarët kanë zbatuar protokollin emergjent dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg zonës.

Tetë persona kanë pësuar lëndime nga zjarri dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ministri rumun i Shëndetësisë, Alexandru Rafila, konfirmoi se një person ka vdekur dhe tha se mund të jetë edhe një viktimë tjetër.

Si pasojë e shpërthimit, autoritetet kanë evakuuar banorët që jetojnë në shtëpitë private pranë pikës së karburanteve.

Kryetari i Bukureshtit, Peter Florentin, tha për transmetuesin Digi24 se një shtëpi private është përfshirë nga zjarri.


Top Channel

Banner

Related posts

Associated Press: Bjellorusia mund të jetë duke ndërtuar kamp ushtarak për grupin Wagner

admin

Konflikti në Nagorno-Karabak! Autoritetet lokale akuzojnë ushtrinë e Azerbajxhanit për shkelje të armëpushimit

admin

Pezullohet prezantuesi i njohur i BBC për blerje imazhesh degraduese seksuale nga vajza adoleshente (fotot)

admin

Leave a Comment