SHQIPËRI

Shpërthim në një fabrikë të industrisë së mbrojtjes në Serbi

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se mëngjesin e 16 shtatorit ka ndodhur një shpërthim në një fabrikë që merret me prodhimin e karburanteve për raketa. Në kompaninë…

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se mëngjesin e 16 shtatorit ka ndodhur një shpërthim në një fabrikë që merret me prodhimin e karburanteve për raketa.

Në kompaninë EDePro në Leshtani, në periferi të Beogradit, shpërthimi ndodhi në një makineri që po prodhonte karburantet.

“Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar apo viktima nga shpërthimi”, u tha në njoftim.

Ekipet e emergjencave kanë ndalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq si masë mbrojtëse, autoritetet kanë mbyllur një dalje në një autostradë që gjendet afër fabrikës ku ndodhi shpërthimi.

Sipas ueb-faqes së EdePro, kjo kompani ofron zgjidhje për pajisje të ndryshme të industrisë së mbrojtjes, sikurse raketat, motorët raketorët dhe dronët.

Leshtani, ku gjendet edhe fabrika e industrisë së mbrojtjes, ndodhet 15 kilometra në lindje të Beogradit.

Banner

Related posts

Përdhunoi vajzën shqiptare, publikohet përgjimi i ish-sulmuesit brazilian

admin

Basha: Mbështetje pa kushte për SPAK-un, kush ka panik nga hetimet ja u shtoftë Zoti

Gjyla Halili

Kurioz se si duket Marsi? NASA publikon për herë të parë pamjet 3D nga planeti i mistershëm

admin

Leave a Comment