SHQIPËRI

Shpërthen gazi në minierë në Bulqizë, digjen tre punëtorë

Tre punëtorë në një minierë në Bulqizë kanë pësuar djegie trupi. Kjo pasi një sasi gazi ka shpërthyer.

Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.

Situata aktualisht është normalizuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

Banner

Related posts

Qeveria shqiptare miraton projektligjin për kanabisin mjekësor

admin

“Si mund të votosh për ata që na hodhën në erë?”/ Veliaj: Asnjë demokrat i Vorës nuk pranoi të përfaqësojë ata që shkaktuan Gërdecin

admin

Kapen 160 kg kokainë në portin e Selanikut, dyshohet se destinacioni ishte Shkupi

admin

Leave a Comment