AKTUALE

Bajram Rexhepi me qytetarët e lagjes Gam Gam harton programin e qeverisjes për Tetovën e Re

Banner

Kandidati i BDI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi, në turin e takimeve me qytetarët, ka vizituar kasabanë e vjetër të Tetovës, lagjen Gam-Gam, për të përfshirë në Programin e tij çështjet prioritare të qytetarëve për qeverisjen e ardhme lokale.

“Diskutuam për sfidat e përditshme, si: infrastruktura, investimet në parkun e Xhamisë së Larme dhe zgjidhjet për kaosin në komunikacion”, ka shkruar z. Rexhepi.

Postimi i plotë:

📍Në kasabanë e vjetër të Tetovës, në lagjen Gam-Gam, sonte takuam banorët për të bashkëbiseduar rreth problemeve dhe nevojave të tyre, që do t’i bëjmë pjesë të zgjidhjeve në programin tonë zhvillimor #PërTetovënERe.

Kjo lagje ka qenë gjithmonë një vatër e rëndësishme e veprimtarisë qytetare, me figura të shquara si Dr. Xhafer Sulejmani, mjeku i parë i diplomuar dhe kryebashkiaku i parë shqiptar i Tetovës, e deri te zejtarët që kanë qenë zemra dhe shtylla artizanale e Tetovës.

Diskutuam për sfidat e përditshme, si: infrastruktura, investimet në parkun e Xhamisë së Larme dhe zgjidhjet për kaosin në komunikacion.

#Bashkë me qytetarët dhe për qytetarët, po ndërtojmë një program konkret dhe të realizueshëm #PërTetovënERe ✅

Related posts

Kuvendi në seancë plenare do të diskutojë për rolin e gruas në përbërjen e 10-të Parlamentit

Gjyla Halili

Prioritetet e MEPJ-së në 2025, rrugëtimi evropian i Shqipërisë dhe hapja e ambasadave të reja

Gjyla Halili

MPJ: E refuzuam ndihmën bullgare për mazut, gjendja në vend është e qëndrueshme

Gjyla Halili