Shkruan: Ish zv.ministri i transportit dhe lidhjeve, Bekim Rexhepi
Sot, 26 gusht, Qeveria VMRO-DPMNE–VLEN promovon fillimin e ndërtimit të fazës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë projekt që sipas tyre ishte kriminal, koruptiv dhe i pa realizueshëm.
Edhe, ky projekt nuk fillon nga zero në vitin 2026. Përgatitjet, projektimi, sigurimi i financimit dhe procedurat janë zhvilluar më herët, në periudhën kur BDI ishte pjesë e Qeverisë.
Për 10.5 kilometrat, kontrata e raportuar është rreth 222 milionë euro. Bëhet fjalë për mbi 220 milionë euro para publike.
Në tetor 2024, qeveria dhe eksponentët e saj , e kritikuan ashpër këtë projekt.
U referua në një letër të kompanisë konsulente SUEZ, të datës 31 maj 2024, dhe deklaroi se kostoja e projektit ishte rritur nga rreth 172 milionë në 240 milionë euro. Me pretendim se kostoja mund të arrinte deri në 300 milionë euro.
Sot, i njëjti projekt prezantohet si sukses i Qeverisë.
Nëse projekti është i njëjtë, çfarë ka ndryshuar?
* A ka ndryshuar projekti?
* A ka ndryshuar dokumentacioni?
* A janë korrigjuar problemet për të cilat foli Nikoloski?
* Çfarë ndodhi me letrën e SUEZ-it të 31 majit 2024?
* Ku është kjo letër?
* Çfarë thotë saktësisht ajo?
* Nëse problemet janë korrigjuar, çfarë është ndryshuar dhe sa ka kushtuar?
* Kush do të jetë nënkontraktori ?
Qeveria duhet:
* të publikojë letrën e SUEZ-it;
* të publikojë kontratën;
* të sqarojë koston përfundimtare të projektit;
* të bëjë publike të gjitha ndryshimet në projekt dhe dokumentacion;
* të sqarojë nëse është zhvilluar hetim dhe cilat janë përfundimet e tij;
* të bëjë të qartë kush jenë nënkontraktorët .
Shkup–Bllacë duhet të ndërtohet.
Por ky projekt nuk lindi sot. Ka histori, financim dhe dokumentacion të përgatitur më herët dhe ka edhe vulën e BDI-së.
