AKTUALE

Shkup, 145 gjoba trafiku

Shkup, 9 prill – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik dhe vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 145 kundërvajtje, prej të cilave shtatëdhjetë e dy kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, katër sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, gjashtë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit. MPB ka shqiptuar edhe katër sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Banner

Related posts

Votohet Ligji për Realizimin e Buxhetit për vitin 2025

Gjyla Halili

VLEN në Veles, bartësi i listës në njësinë 3 takime me qytetarët

Gjyla Halili

Bexheti: E përsëris! Opozita shqiptare duhet ta përgatis letrën e urimit për fitoren e Frontit Europian

Gjyla Halili

Leave a Comment