AKTUALE

Shkodran Tolaj: Për Hamza Kastriotin

Shkruan : Shkodran Tolaj

“Hamza Kastrioti” është një djalë i ngathët e i përgjumur që para 12 vitesh regjistroi studimet akoma të pakryera!
“Hamza Kastrioti” nga etja e madhe për tu ulur një herë në jetë në kolltuk, bëri aleancë me “sulltanin” për “puç”dhe tradhëti ndaj njeriut të tij të afërt që e punësoi, e favorizoi e besa edhe i mbylli sytë para shumë mungesave e huqeve të tij!
“Hamza Kastrioti” i vetëdijshëm për tradhëtinë e bërë herë e quan “postin” hap të rëndësishëm profesional e herë do që të shpallet “heroi” që shpëton “njerëzit” dhe “shtëpinë” nga “prijësi” i cili shumë vite bashkërrugëtoi e triumfoi në “shumë beteja” bashkë me ta duke sakrifikuar çdo gjë për përparimin e mirëqenien e asaj shtëpie!
“Hamza Kastrioti” pa kuptuar u bë kukull e dirigjuar nga pushteti dhe me javë të tëra nuk mund ta kuptojë detyrën që ka marrë, sepse çdoherë me vonesë i “del gjumi”
Hamzai mbetet Hamza- tradhëtar që nuk bëhet dot kurr hero! Kam frikë që shumë shpejtë do të tradhëtojë edhe njerëzit më të afërt sepse ai është vetëm marionetë i cili dirigjohet nga “sullltani” që i dha “postin” por nuk ia beson ta ushtrojë, sepse është i ri e pa përvojë!
“Hamza Kastrioti” një ditë do ikë i turpëruar ashtu siç e ka marrë detyrën me turp e tradhëti!
Atëherë mbase do ti dalë gjumi, por do të jetë shumë vonë!

Banner

Related posts

Osmani takoi homologun e saj kroat, temë diskutimi edhe situata në veri

admin

LD themelon komisionin komunal zgjedhorë në Kërçovë

Gjyla Halili

Në Kuvend do të mblidhet Komisioni për çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë

Gjyla Halili