AKTUALE

Shkëlqim Hajdari mer drejtimin e Qarkut të  Tiranë.

Shkëlqim Hajdari merr drejtimin e Prefekturës së Qarkut Tiranë, një profesionist me përvojë të gjatë në funksione drejtuese publike.

Ky emërim është në përputhje me vizionin tonë për forcimin e rolit të Prefektit dhe koordinimin më efikas mes qeverisjes qendrore e asaj vendore.

Si motori kryesor i zhvillimit të vendit, Qarku i Tiranës kërkon një qasje të re dhe dinamike për të adresuar në kohë nevojat e komunitetit dhe për të garantuar standarde të larta në ofrimin e shërbimeve publike,ndaj kam besimin e plotë se përvoja e z. Hajdari do të reflektohet në një drejtim më efektiv të institucionit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Mirënjohje për Afrim Qëndro, një bashkëpunëtor që e ka mbajtur peshën e këtij institucioni me integritet dhe përgjegjësi.

Banner

Related posts

“Maqedonët kanë probleme mes vete”, Ilir Hasani: Duan të na e lënë kopilin te dera!

Gjyla Halili

Urimi i Elton Dedës për ditëlindjen e të atit është një shuplakë e fortë për shoqërinë shqiptare sot

admin

Mexhiti: Ne dëgjojmë qytetarët dhe jemi këtu t’i zgjidhim problemet e tyre!

Gjyla Halili