SHQIPËRI

Shifra rekord: Nga janari deri në korrik mbi pesë milionë turistë vizitojnë Shqipërinë

Turizmi nuk e ndal hovin. Numri i shtetasve që po vizitojnë Shqipërinë ka arritur në mbi 5 milionë vetëm për shtatë muajt e pare të këtij viti, ku 4 milionë prej tyre kanë zgjedhur Aeroportin e Rinasit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, Spanja ka më shumë se dyfishin të numrit të vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, e ndjekur nga Turqia, Mali i Zi, Franca e Italia. Edhe pse në luftë nga shifrat verehet se ka pasur pushues edhe nga Ukraina apo Kina e Largët.

Shqipëria si destinacion turistik është marketuar në mediat më prestigjoze në botë, duke u kthyer në një nga vendet më të preferuara për të pushuar jo vetëm gjatë sezonit veror por përgjatë gjithë vitit.

Në periudhën e pare të  të këtij viti, vendi ka pritur 33% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas tur operatorëve 2023 pritet që të jetë viti më i suksesshëm, shkruan abcneës.al, transmeton Insajderi.

Banner

Related posts

“Të gjenden sa më shpejt autorët”/ Reagojnë krerët e shtetit dhe politikanët, nga mazhoranca dhe opozita

admin

Berisha në seli për mbledhjen me grupin, Meta i shkon në zyrë

admin

VIDEO: Momenti kur pushuesit tentuan t’i japin ndihmën e parë kosovarit që u mbyt në Golem

admin

Leave a Comment