AKTUALE

Shfuqizohet ndalimi i hetimit për rastin “Mazuti”, Prokuroria duhet ta vazhdojë procedurën

Prokuroria e Lartë Publike në Shkup ka shfuqizuar vendimin për ndalimin e hetimit për furnizimin me mazut për TEC Negotinë.

Vendimi ishte kundërshtuar nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa hetimi përfshin 13 persona dhe një person juridik, për dyshime për keqpërdorim të procedurave të prokurimit publik dhe pastrim parash.

Prokuroria e Lartë ka konstatuar dobësi në ekspertizat mbi të cilat ishte bazuar vendimi për ndërprerjen e hetimit dhe ka urdhëruar Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ta vazhdojë procedurën, të mbledhë të dhëna shtesë dhe të kryejë ekspertiza të reja.

Banner

Related posts

Abdulselam Selami zgjidhet koordinator i grupit të këshilltarëve të koalicionit AKI në Këshillin e Qytetit të Shkupit

Gjyla Halili

Shekerinska: NATO vazhdon të forcohet, nuk ka njoftim për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova

Gjyla Halili

Sabri Fejzullahu sot feston ditëlindjen e 76-të

admin