SPORT

Sherr me lojtarët e tij

“Vijmë nga një periudhë negative, ajo që duhet të bëjmë tani është të qëndrojmë të heshtur dhe të punojmë.

Të flasim nuk ka shumë dobi.

Nesër ndaj Bologna kemi mundësinë ta kthejmë kursin”.

Këtë tha trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, në konferencën për shtyp prezantuese në prag të ndeshjes si mysafir në Bologna.

Për thashethemet e këtyre ditëve mbi atë që ndodhi pas eliminimit nga Kupa e Italisë prej Interit, trajneri bardhezi sqaroi:

“Nuk kam pasur asnjë zënkë apo përplasje me lojtarët.

Më kanë thënë se ndodhi në dhomën e zhveshjes…, por kur një ekip si Juventusi humbet, dalin spekulime. Njerëzit kanë shumë imagjinatë”.

A keni pasur përplasje me lojtarët këto ditë?

Gjëja që duhet bërë në këto momente është një: të heshtim dhe të punojmë.

Janë 35 ditë të rëndësishme përpara nesh dhe nuk kemi zgjidhje tjetër.

Në futboll kur nuk fiton je gabim dhe kur fiton je në rrugë të drejtë. Duhet të reagojmë.

Sa të vërteta ka në gjithçka që është shkruar?

Nuk ka pasur asnjë përballje me lojtarët.

Banner

Related posts

Roma eliminon Salzburgun nga Liga e Evropës

admin

La Lakers “shkatërrojnë” Grizzlies dhe prekin gjysmëfinalen

admin

UEFA shqyrton kandidaturat, FSHF në garë për të sjellë në Shqipëri finalet e një Kampionati Europian

admin

Leave a Comment