AKTUALE

Sherif Krniq nga Kalifornia: Bashkimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi hap i rëndësishëm historik

Atdhetari shqiptar dhe veprimtarë i çështjes kombëtare në Kaliforni, Sherif Krniq ka përshëndetur bashkimin e Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe Unionit Nacional Shqiptar në subjektin e ri të përbashkët politik, “Forumi Shqiptar”.

Në një deklaratë publike, Krniq e vlerëson këtë bashkim si një hap të rëndësishëm për forcimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe për avancimin e të drejtave të tyre kombëtare.

Ai thekson se një unifikim i tillë politik mund të kontribuojë në zhvillimin e Malësisë, si dhe në rritjen e rolit të shqiptarëve në jetën institucionale dhe shoqërore.

Krniq uroi Forumin Shqiptar për këtë fillim të ri, duke i dëshiruar suksese në punën e tij në shërbim të shqiptarëve dhe të ardhmes së përbashkët.
“Me respekt, Sherif Krniq”, përfundon deklarata e tij nga California.

Ja postimi i tij:

Përshëndes bashkimin e Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe Unionit Nacional Shqiptar në subjektin e përbashkët politik, Forumi Shqiptar.

Besojmë se ky bashkim do të kontribuojë në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave kombëtare, zhvillimin e Malësisë dhe forcimin e shqiptarëve në jetën institucionale dhe shoqërore.
Uroj Forumin Shqiptar për këtë fillim të ri dhe i dëshirojmë suksese në punën e tij në të mirë të shqiptarëve dhe të ardhmes sonë të përbashkët.

Me respekt,
Sherif Krniq

Banner

Related posts

Pendarovski nga Tetova: Opsioni im është pa konflikte, dhe opsioni tjetër është me ndarje dhe tensione

Gjyla Halili

BFI NË BASHKËPUNIM ME DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË VAKËFEVE TË TURQISË REALIZOI NDIHMË PËR JETIMËT

Gjyla Halili

REISUL ULEMA MORI PJESË NË GURTHEMELIN E XHAMISË SË RE NË BANJICË – ÇASHKË

admin