AKTUALE

Shehu tregon se si do të votojë diaspora

Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Ditmire Shehu në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni, ka shpjeguar për opinionin mënyrën e votimit të diasporës. Ajo ka potencuar se Kodi Zgjedhor u mundëson vetë mërgimtarëve të zgjedhin se si do të votojnë, qoftë duke ardhur në vendlindje ose duke realizuar të drejtën e tyre të votës në përfaqësitë diplomatike të vendit tonë në diasporë.

“Sa i përket mënyrës se si do të votojë diaspora në Republikën e Maqedonisë së Veriut apo do të votojë në përfaqësitë apo ambasadat, Kodi Zgjedhor ua mundëson atë të drejtë të zgjedhin vetë votuesit. Kemi një aplikacion tash që t’ua lehtësojmë qytetarëve që jetojnë në diasporë që mos shkojnë paraqitjen ta bëjnë në vetë ambasadat, por ta bëjnë në mënyrë elektronike përmes aplikacionit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Fatkeqësisht, interesi ishte shumë i vogël, diku te 2.600 votues” – potencoi Shehu.

Banner

Related posts

Grubi: Me vetting, kundër drejtësisë selektive

admin

Xhaferi nuk pranon të votohet me dokumente të vjetra: Kanë mbetur edhe 50 ditë, qytetarët kanë kohë të fotografohen

Gjyla Halili

Bekteshi: Është zgjidhur problemi në Sllupçan, të gjithë qytetarët duhet të paguajnë energjinë e konsumuar

admin