BOTA

Shefi i Ryanair goditet me tortë nga aktivistet para Komisionit Evropian: Mikpritje e ëmbël

Banner

Shefi i kompanisë ajrore Ryanair, Michael O’Leary, është goditur me tortë nga dy aktiviste, ​​jashtë selisë së Komisionit Evropian në Bruksel.

Incidenti ndodhi të enjten gjatë kohës kur O’Leary po përgatitej të dorëzonte një peticion.

Pranë tij, u afruan dy gra, të cilat e goditën në fytyrë dhe kokë me ëmbëlsirën. “Mirë se erdhe në Belgjikë! Ndaloni ndotjen e avionëve tuaj”.

O’Leary reagoi i qetë, teksa përpiqej të pastronte kremin nga fytyra. Përpara gazetarëve, refuzoi të komentonte, por nuk kurseu batutën kur tha se “kremi irlandez ishte më i mirë”.

Në llogarinë e Ryanair në “X”, u postua incidenti me mbishkrimin “Në vend që të blinin krem ëmbëlsirash, mund të kishin blerë një fluturim nga Belgjika për të njëjtin çmim”.

Në Belgjikë, O’Leary do të dorëzonte një peticion me 1.5 milion nënshkrime për presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ai i bën thirrje Bashkimit Evropian që të mos ndalojë linjat ajrore që të fluturojnë mbi shtetet, edhe nëse ato nuk janë duke u ulur në këto vende, gjatë sulmeve të kontrollit lokal të trafikut ajror.


Top Channel

Related posts

Publikohen dosjet e rryshfetit $10mln të Biden/ Kreu i Burisma thotë se u detyrua të paguante Joe e Hunter (fotot)

admin

Raportohet se SHBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë

admin

Rekord kalimesh ilegale të kufirit në Bashkimin Europian, rreth 43 mijë emigrantë të paligjshëm në korrik

admin

Leave a Comment