AKTUALE

Filloi asfaltimi i parkingut para Qendrës Rekreative “Saraj” dhe objektit komunal

Sot ka nisur asfaltimi i parkingut përpara Qendrës së Re Saraj dhe objektit komunal, një projekt me rëndësi të veçantë që reflekton përkushtimin e komunës për krijimin e hapësirave publike funksionale dhe të qasshme për qytetarët.

Punimet do të zhvillohen me intensitet gjatë ditëve në vijim, dhe pritet që shumë shpejt të përfundojnë tërësisht. Pas përfundimit, hapësira e re e parkingut do të vihet në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe lehtësimin e qarkullimit në këtë zonë, njoftojnë në postimin zyrtar Komuna e Sarajit

Banner

Related posts

Dr. Zekirija Shahini është shëndosh e mirë

Gjyla Halili

Gemini i Google po vjen në makinën dhe orën tuaj inteligjente

Gjyla Halili

Rruga “Ilinden” në Tetovë, rrezik për nxënësit dhe kalimtarët

Gjyla Halili