AKTUALE

Sela: Natyrisht që Struga duhet t’i takojë ASH-së! Kërkojmë nga Fronti Europian që të trajtohemi me dinjitet

Kreu i ASh-së, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela tha se kërkesat e partisë së tij janë që të trajtohen me dinjitet dhe respekt të ndërsjellë në kuadër të përcaktimit të kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Sela tha se po vijojnë bisedimet në kuadër të koalicionit, por që sipas tij, është e natyrshme që ASH-së t’i takojë kandidati për kryetar të komunës së Strugës.

“Natyrisht që Struga duhet t’i takojë ASH-së dhe as nuk duhet diskutuar kjo, sepse ndryshe çfarë kuptimi do të kishte ASh-ja në kuadër të Frontit. Prandaj, as që diskutohet kjo gjë, por jemi në proces, sepse Fronti Europian përveç këtij dimensioni, ka edhe dimensionin tjetër, të mbrojtjes së disa kauzave që janë rishfaqur. Kërkesat janë të trajtohemi me dinjitet, sepse koalicionet funksionojnë ku ka trajtim me respekt dhe dinjitet të ndërsjellë”, tha mes tjerash Sela./tv21.tv

Banner

Related posts

Murati: Kosova, shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë

admin

Gjenerali Wesley Kanne Clark shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Çairit

Gjyla Halili

Kuvendi do të mbajë seancën e 28-të, do të mbajnë seanca edhe dy komisione

Gjyla Halili