AKTUALE

Saraji hyn në agjendën ndërkombëtare, VLEN: Komuna po bëhet pikë referimi për bashkëpunim

Komuna e Sarajit po hyn në një fazë të re të afirmimit ndërkombëtar, vlerësojnë nga VLEN, duke e cilësuar si domethënëse vizitën e të ngarkuarës me punë të SHBA-ve në vend, Nicole Varnes.

Sipas VLEN-it, kjo vizitë paraqet një moment të rëndësishëm për Sarajin dhe dëshmon rritjen e vëmendjes ndërkombëtare ndaj komunës. Ata rikujtojnë se kjo vjen pas vizitës së mëhershme të ambasadorit të Bashkimit Evropian, Michael Rokas, duke theksuar se për herë të parë Saraji po bëhet pjesë e agjendës së faktorëve kyç ndërkombëtarë.

“Nuk jemi më në periferi, por po shndërrohemi në një pikë referimi për dialog dhe bashkëpunim”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Gjatë takimit, sipas njoftimit, është diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend dhe procesin e konsolidimit të VLEN-it drejt formimit si subjekt i përbashkët politik, me fokus Kongresin e 9 majit.

Nga VLEN vlerësojnë se Saraji, nën drejtimin e Muhamet Elmazit, po dëshmon kapacitet dhe vizion për të qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke e cilësuar këtë si fillimin e një rruge të re drejt afirmimit dhe zhvillimit të komunës.

Banner

Related posts

BDI akuzon institucionet për fshehjen e të vërtetës! “Qeveria po mbështet fajtorët dhe po fajëson padrejtësisht ish-zyrtarët”

Gjyla Halili

Qoku mendon se Taravari e çon ujin në Mullirin e Ali Ahmetit

Gjyla Halili

Rritje dhe rënie në bujqësi gjatë vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili