KOSOVË

“Sanksionet do dëmtojnë Kosovën”, Alarmi i FMN-së: Zgjatja në kohë, pasoja për ekonominë

Një ekip i Fondit Monetar Ndërkomëtar i udhëhequr nga Gabriel Di Bella ka zhvilluar një vizitë në Prishtinë nga data 31 korrik deri në 4 gusht të këtij viti.

Në përfundim të kësaj Vizite Fondi Monetar ndërkombëtar  ka lëshuar edhe një deklaratë ku theksohet se nëse masat e ndërmarra nga Bashkimi Europian ndaj Kosovës nuk hiqen, Prishtina Zyrtare pritet të përballet me pengesa të mëdha sa I përket investimeve të huaja dhe zhvillimit ekonomik të vendit në përgjithësi.

Tensionet e fundit në Veri kanë pasur ndikim në kufizimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe disa prej aleatëve më të rëndësishvm të vendit thuhet në deklaratën e FMN-së.

Ky ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar përgjatë vizitës së tij në Kosovë ka mbajtur takime me zyrtarë të lartë të vendit përfshirë Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

The post “Sanksionet do dëmtojnë Kosovën”, Alarmi i FMN-së: Zgjatja në kohë, pasoja për ekonominë first appeared on TV21.

Banner

Related posts

Mbështesim kryeministrin Rama, t’i zgjidhim gjërat me dinjitet

admin

Serbia të mos e pengojë Kosovën

admin

PZAP i shqipton gjobë prej 35 mijë euro LVV-së për shkelje në fushatë

Gjyla Halili

Leave a Comment