BOTA

Rusia ashpërson tonet me Armeninë, notë proteste për një sërë veprimesh ‘jomiqësore’

Banner

Rusia ka ashpërsuar tonet me Armeninë, duke thirrur ambasadorin për t’i dhënë një notë proteste në lidhje me një sërë veprimesh që i përshkroi si “jomiqësore”.

Zhvillimet nënvizojnë tensionin në rritje midis Moskës dhe ish-republikës më të vogël sovjetike, të cilën Rusia e sheh si pjesë të sferës së saj të ndikimit.

Përmes një deklarate, ministria e Jashtme ruse i renditi Jerevanit në formë proteste vendimet për t’u regjistruar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe për të pritur një stërvitje ushtarake me SHBA-në, si dhe një vizitë në Ukrainë nga gruaja e kryeministrit armen për të ofruar ndihma humanitare.

Ministria e Jashtme ruse akuzoi gjithashtu Armeninë për një “përfaqësim të ashpër” që i ishte bërë ambasadorit, Vagharshak Harutyunyan, duke u ankuar për “deklarata fyese” nga kryetari i Asamblesë Kombëtare Armene, Alen Simonyan, për zëdhënësen e ministrisë Maria Zakharova.

Armenia, ku ndodhet një bazë ushtarake ruse dhe e cila varet shumë nga Rusia për burimet e saj të mbrojtjes, ka qenë e zëshme në ankesat e saj të fundit duke argumentuar se paqeruajtësit rusë nuk e kanë zgjidhur në mënyrë efektive bllokadën e Azerbajxhanit.

Ajo ka parandaluar arritjen e furnizimeve thelbësore në Nagorno-Karabakh, një rajon etnik armen brenda Azerbajxhanit.


Top Channel

Related posts

Ndasitë mes vendeve evropiane për grurin e Ukrainës

admin

Një grua në krye të Marinës, presidenti amerikan emëron admiralen 38-vjeçare

admin

Merr flakë autobusi me dasmorë në Indi, të paktën 25 të vdekur 

admin

Leave a Comment