SHQIPËRI

Rritja e pagave, Rama: Fryt i forcimit të shtetit dhe uljes së korrupsionit

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka folur për rritjen e pagës mesatare në vend, që sipas tij do të arrijë 900 euro vitin e ardhshëm.

Kryeministri liston një sërë arsyesh që kanë ndikuar në këtë rritje:

“Pagat e reja, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900 Eurove në 2024, janë fryt i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, pagat e reja janë fryt i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”.

Disa ditë më parë, kreu i qeverisë, njoftoi se është dakordësuar projektligji për rritjen e pagave, ku brenda një viti paga mesatare do të shkojë nga 563 euro në 900 euro.

Rama tha se me reformën e pagave do të rriten edhe pagat e pedagogëve me 20%, mësuesve të arsimit të mesëm, infermierëve dhe zjarrfikësve. Infermierët do marrin pagë bazë 87 mijë lekë, zjarrfikësit 80 mijë lekë, dhe mësuesit e arsimit të mesëm do të marrin një pagë prej 100 mijë lekësh.

Lexo edhe: Rriten pagat e administratës, Rama: Brenda vitit paga mesatare shkon në 900 euro


Top Channel

Banner

Related posts

Befason deputeti demokrat, shkon në Kuvend me një buqetë me grurë

admin

Turizmi seksual në Shqipëri, rreziqet që vijnë nga të huajt

admin

Protestë masive në Beograd – aktorë, studentë dhe qytetarë: Vuçiq ik

admin

Leave a Comment