AKTUALE

Rritet çmimi i naftës/ Bordi i Transparencës publikon çmimin e shitjes në treg

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të enjte vendimin e marrë në lidhje me tregtimin e karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litri. Çmimi i naftës në pompë shënon një rritje me 5 lekë për litër nga çmimi i vendosur së fundmi nga Bordi i Transparencës.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 189 lekë/litri, duke shënuar një rritje me 4 lekë për litër. Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 80 lekë/litri duke shënuar një rritje me 5 lekë për litër. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 101 lekë/litër. Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në datë 15 shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Banner

Related posts

Lladrovci: Drenasi bëhet pjesë e rrjetit “Mayors for Peace” me angazhim për paqe, siguri dhe solidaritet ndërkombëtar

Gjyla Halili

Grubi uron Gëzuar Pashkët Katolike: Çastet festive janë frymëzim për triumfin e së mirës dhe respektit

admin

Drejtori i TIDZ-së, Goce Dimovski takon këshilltarin ekonomik dhe tregtar në Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Leave a Comment