SPORT

Ronaldo: Serie A kishte vdekur para se të bashkohesha me Juven

Sulmuesi i Al-Nasr Cristiano Ronaldo ka folur për ndikimin e tij në futboll në mbarë botën.

Portugezi u transferua në Arabinë Saudite në janar për t’u bashkuar me Al-Nassr. Sipas 38-vjeçarit, “efekti Cristiano” e ka bërë kampionatin saudit tërheqës për lojtarët e profilit të lartë që luajnë në Evropë.

“Vizita ime në Arabinë Saudite ka kontribuar në transferimet e mëtejshme të lojtarëve kryesorë këtu.

Është një fakt.

Seria A kishte vdekur para se të vija unë te Juventus dhe menjëherë pas kësaj u ringjall. Cristiano tërheq interes shtesë kudo që shkon”, citon Fabrizio Romano fjalët e pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Banner

Related posts

Kryeministri Kurti në Asamblenë e ICMG-së

admin

Laporta: E kemi shpëtuar Barcelonën nga shkatërrimi financiar

admin

Trepça ’89 kthehet me tri pikë tejet të rëndësishme nga Skenderaj

admin

Leave a Comment