SHOWBIZ

Ronaldo kualifikohet me Al Nassrin në Ligën e Kampionëve të Azisë

Cristiano Ronaldo është kualifikuar me Al Nassrin në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Kjo pasi skuadra e tij mposhti Shabab Al-Ahlin Dubai, në një ndeshje thriller që prodhoi gjashtë gola.

Fillimisht në epërsi kaloi Al Nassri me anë të Taliscas në minutën 11’. Mysafirët e barazuan rezultatin shpejt me anë të Alghassanit, në minutën e 18’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, i njëjti lojtari realizoi edhe një herë tjetër për epërsinë e Shababit.

Por, Al Nassri u kthye në lojë tek në minutat e fundit të takimit. Fillimisht realizoi Alganham në minutën e 88’, për ta barazuar rezultatin.

Ndërsa golin e epërsisë e shënoi sërish Talisca, në minutën e 95’. Dy minuta më vonë Marcelo Brozoviqi vulosi fitoren e Al Nassrit për rezultatin final 4-2. 

Banner

Related posts

Harrojeni të bëni kompromise me dikë të shenjës së Peshqve! Gjërat që ata urrejnë më shumë…

admin

Dhimbja e kokës e problemet me tretjen, ja dëmet që i shkaktoni trupit kur pini ujë me akull

admin

“Ky është një nga momentet…”, pas 1 viti Einxhel Shkira rikujton finalen e “Big Brother VIP 1”

admin

Leave a Comment