AKTUALE

Rina Ajdari: Vota për Frontit Europian votë për të ardhmen e fëmijëve tanë

Banner

Të nderuar qytetarë, po plasoj përpara jush disa arsye se përse duhet të votoni për Frontin Evropian nën udhëheqjen e z.Ali Ahmeti.

📌Fronti Evropian është bashkim i forcave politike progresive të cilat nuk e duan Maqedoninë e Veriut në izolim.

📌 Ky konstelacion bashkë me të gjitha subjektet politike që ka në vete, zotohet që do të çojë përpara procesin e Integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Përmbyllja e këtij procesi është më tepër se mision i civilizimit dhe kulturës shqiptare.

📌Maqedonia e Veriut për herë të parë nën udhëheqjen e Bashkimit Demokratik për Integrim ka realizuar Kryeministrin e parë shqiptar, Kryeparlamentarin e parë, Ministër të punëve të jashtme si dhe ka përmirësuar pozicionin e shqiptarëve në të gjitha institucionet përgjatë gjithë këtyre viteve.

📌Fronti Evropian është pararojë e një shteti të mirëfilltë multietnik ku të gjithë qytetarët janë të lirë e të barabartë dhe njëlloj i gëzojnë të mirat të cilat i ofron sistemi.

📌Fronti Evropian zotohet që do të mbajë larg e do ta luftojë politikisht ndikimin pro rus në vend duke e ruajtur në këtë mënyrë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

📌Me Frontin Evropian nuk mund të shfuqizohet Marrëveshja e Ohrit dhe Badenteri si mekanizëm mbrojtës për realizimin e të drejtave të komuniteteve më të vogla.
📌Arkitekti i koalicionit Fronti Evropian, z.Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim janë opcioni më i mirë që mbron interesin dhe çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut!

📌Kursi properëndimor dhe veriatlantik i vendit mund të mbahet vetëm me Frontin Evropian.

📌Fronti Evropian siguron mirëqenie dhe stabilitet ekonomik, social dhe politik duke e sjellë Evropën këtu tek ne në mënyrë të përafrimit sa më të shpejtë të standardeve të jetesës.

Prandaj, shfrytëzoj rastin që të ju lus të mbështetni programin dhe vizionin e qenësishëm të këtij koalicioni për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Na priftë e mbara!

🇺🇲🇪🇺🇲🇰🇦🇱

Related posts

Mexhiti: Maqedonia e Veriut humbi hapin drejt BE-së si pasojë e keqqeverisjes 8 vjeçare

Gjyla Halili

Kryetarja e Shkupit ngre alarm për sigurinë dhe shfrytëzimin e paligjshëm të Vardarit

Gjyla Halili

“Kasami hesht ndaj Mickoskit – Furkan Saliu: Po i kërkon falje në kurriz të shqiptarëve”

Gjyla Halili