AKTUALE

Rina Ajdari në shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit: Komunitetet janë vlerë e shtuar

Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, deputetja e BDI-së, Rina Ajdari ka theksuar se komunitetet janë vlerë e shtuar në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut nuk ka mundur të mbijetojë e nuk do të jetë në gjendje të ekzistojë si shtet pa përfaqësimin e drejtë e të barabartë të shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve më të vogla, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Sot në Shkup, bashkë me Kryetarin Ali Ahmeti dhe liderë e bashkëpunëtorë të Frontit Europian, shënuam 23 vjetorin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Edhe atëherë por edhe sot, Maqedonia e Veriut nuk ka mundur të mbijetojë e nuk do të jetë në gjendje të ekzistojë si shtet pa përfaqësimin e drejtë e të barabartë të shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve më të vogla, të cilat bashkërisht janë vlerë e shtuar e këtij konstelacioni multietnik.

Prandaj nuk është e rastësishme thënia: “Nëse doni paqe në botë duhet të siguroni paqe në Evropë, e nëse doni paqe në Evropë duhet të ketë paqe të qëndrueshme në Maqedoni”!

Banner

Related posts

Shoqata “Malësia e Madhe” organizon në Michigan promovimin e romanit “Kthimi” të autorit Fran Camaj

Gjyla Halili

KRYETARI I FONDIT HUMANITAR “TRIESHI” NË NEW YORK, GJON GJOKAJ I PRANISHËM NË CEREMONINË KUSHTUAR SHËN NËNË TEREZËS NË LOZANË

Gjyla Halili

Ujësjellësi: Shkupi do të ketë ujë të pijshëm

Gjyla Halili