AKTUALE

Rina Ajdari: Mbështetje e fortë nga Sllovenia për integrimin evropian

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, ka deklaruar se do ta kenë mbështetjen e fortë të Sllovenisë për integrimin evropian.

“Sot në cilësinë e anëtares së Komisionit për Çështje Evropiane, bashkë me kolege dhe kolegë deputet, realizuam takim pune me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë znj. Urshka Kllakoçar Zupançiq”, ka deklaruar Ajdari.

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë e rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Sllovenisë për integrimin evropian të vendit tonë, thotë deklarata e deputetes së BDI-së.

Në takim u bisedua për shumë aspekte të bashkëpunimit mes dy vendeve duke potencuar mbështetjen sllovene për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, Ballkanit Perëndimor si tërësi dhe për të gjithë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ka deklaruar në fund znj. Ajdari.

Banner

Related posts

Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Gjyla Halili

Takohen drejtorët e SHA MEPSO dhe OST-Shqipëri

Gjyla Halili

Fatmir Dehari jep lajmin e madh për fillimin e punimeve për tribunën e re në Qendrën Sportive

Gjyla Halili