AKTUALE

Rina Ajdari: Humbja e Shpat Kasapit, një dhimbje për Tetovën dhe shqiptarët

Banner

Sot, deputetja Bdi-së Rina Ajdari i ka shprehur ngushëllimet e saj familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.

Në një mesazh të shpërndarë në fb, Ajdari ka theksuar se humbja e Shpatit është një trishtim i madh për qytetin e Tetovës dhe për të gjithë shqiptarët, pasi zëri dhe muzika e tij kanë shoqëruar dhe bashkuar shumë breza.

“Shpati do të mbahet mend si këngëtar me zërin unik, që arriti të prekte zemrat e njerëzve me çdo këngë të tij. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit artistik. Kujtimi i tij qoftë i përjetshëm”, ka shkruar deputetja Ajdari.

Mesazhet e ngushëllimeve nga figurat publike dhe artistët po vazhdojnë të mbushin mediat sociale, duke treguar respektin dhe dashurinë që Shpati ka fituar gjatë karrierës së tij muzikore.

Ja postimi plotë:

Sot iu dha lamtumira e fundit Shpat Kasapit, në një kohë të zymtë, ndjenjë mërzie e pikëllimi të madh, për qytetin e Tetovës e për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Shpati do të mbahet mend si këngëtari me zërin unik që bëri për vete publikun me secilën këngë të tij.

Ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit artistik. Qoftë i përjetshën kujtimi për të!

Related posts

Izet Mexhiti: Roli i grave shqiptare kyç për një shoqëri më të drejtë dhe të zhvilluar

Gjyla Halili

Bexheti: Gjithë së bashku do i themi Jo Rusisë dhe Po Europës

Gjyla Halili

Rina Ajdari në Ditën e Tokës: Tetovarët nuk e meritojnë këtë neglizhencë dhe këtë joseriozitet

Gjyla Halili