BOTA

Rikthehet gjendja kaotike në Algjeri, shpërthejnë zjarret në pjesën lindore

Disa zjarre kanë shpërthyer në provincat verilindore të Algjerisë, duke rikthyer kështu situatën kaotike prej së cilës është përballur këtë verë.

Zjarrfikësit janë në luftë me flakët, me disa vatra të cilat janë jashtë kontrollit. Mbrojtja Civile ka raportuar se zjarret rinisën në zonat pyjore, e më pas janë përhapur me shpejtësi.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, por shumë banorë vendas janë evakuuar për shkak të rrezikut. Zjarrfikësit dhe helikopterët janë në gatishmëri ku po punojnë pa ndërprerje për shuarjen e flakëve.

Shërbimi Meteorologjik paralajmëroi për një valë të nxehti në rajonet verilindore të vendit, me temperatura që arritën deri në 43 gradë, gjë që ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.

Kjo verë ka qenë tragjike për Algjerinë e cila shënoi mijëra hektarë të djegur dhe të paktën 40 viktima. Në një kohë rekord e gjithë situate doli jashtë kontrollit ku vijoi për javë të tëra.

Algjeria veriore dhe lindore janë epiqendër e zjarreve pyjore çdo vit, një fenomen që përkeqësohet vit pas viti për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike.


Top Channel

Banner

Related posts

Lideri i grushtit të shtetit në Niger: Synojmë qeveri transitore

admin

Rritet shkalla e bullizmit tek fëmijët në Itali

admin

Rekord kalimesh ilegale të kufirit në Bashkimin Europian, rreth 43 mijë emigrantë të paligjshëm në korrik

admin

Leave a Comment