AKTUALE

Rexhepi: Bilall Kasami shpenzon minimalisht 2 milionë euro për militantët partiakë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka bërë të ditur sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se sipas të dhënave që disponon, të paktën 2 milionë euro nga buxheti i komunës kanë përfunduar në mënyrë të dyshimtë te militantët partiakë, përmes kontratave fiktive.

“Minimalisht, nga ajo që ne kemi gjetur deri tash, janë të paktën 2 milionë euro që kanë përfunduar te militantët partiakë, të angazhuar përmes këtyre kontratave fiktive. Sigurisht që kjo shumë është edhe më e madhe,” deklaroi Rexhepi.

Ai shtoi se gjatë mandatit të ardhshëm, në rast të fitores, do të zbulojë të gjitha këto shpenzime dhe do të bëjë të ditur para qytetarëve të Tetovës se sa fonde kanë përfunduar në mënyrë të padrejtë te militantët partiakë.

“Gjatë mandatit tonë, kur ne do të menaxhojmë me komunën, këtë do ta nxjerrim dhe do ta dijnë të gjithë tetovarët,” tha Rexhepi.

Banner

Related posts

Osmani: Të duam Kosovë, të lirë, të pavarur e me aleatë

Gjyla Halili

Ish-Presidenti kroat,Stipe Mesić viziton Ambasadën e Republikës së Kosovës,mirëpritet nga Ambasadori Dr.Martin Berishaj

admin

Raportet Shkup – Athinë/ Mickoski: Nga Greqia prisja urime e jo “muskuj politik”!

Gjyla Halili