AKTUALE

Rexhepi: Beteja për Tetovën fillon sërish, nga e para! Kemi nisur mobilizimin më të madh ndonjëherë të strukturave partiake dhe aktivistëve

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, ka bërë thirrje për mobilizim të plotë në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve në Tetovë.

“Të dashur qytetarë dhe aktivistë, beteja për Tetovën fillon sërish, nga e para! Kemi nisur mobilizimin më të madh ndonjëherë të strukturave dhe aktivistëve të Besëlidhjes: Aleanca Kombëtare për Integrim”, shkruan Rexhepi.

Ai thekson se në çdo lagje dhe çdo vendbanim do të punohet për të “rikthyer Tetovën më 2 Nëntor”, duke nënvizuar se këtë herë fushata nis më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë.

“Nuk do të lejojmë që Tetova të bëhet pjesë e pazareve të inxhinieringut elektoral. Më 2 Nëntor do të triumfojë vota e pastër dhe e lirë e qytetarëve”, përfundon mesazhin e tij Bajram Rexhepi.

Banner

Related posts

Shekerinska: NATO vazhdon të forcohet, nuk ka njoftim për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova

Gjyla Halili

Lladrovci përkujton Epopenë e Dukagjinit dhe bombardimet e NATO-s

Gjyla Halili

Si ndikojnë arrat dhe bajamet për tensionin dhe organizmin, ja çfarë duhet të dini

Gjyla Halili