BOTA

Reshjet rekord paralizojnë Hongkongun – Top Channel

Hongkong: Rrugë, tunele metro të vërshuara nga reshjet. Metropoli milionësh i zhytur në kaos për shkak të motit ekstrem. Shkollat qendruan të mbyllura. Në bursë u ndërpre tregtimi i aksioneve.

Reshjet e fuqishme të papara prej gati 140 vjetësh kanë paralizuar pjesë të tëra të Hongkongut. Një sërë rrugësh dhe stacionet e metrosë janë vërshuar prej ujërave. Edhe bursa e Hongongut të premten qëndroi e mbyllur. Të paktën dy vetë kanë humbur jetën, ka më shumë se 100 të plagosur, njofton gazeta e Hongkut “South China Morning Post” duke iu referuar të dhënave të policisë.

Segment rrugor i bllokuar, automjeti bie në gropë bashkë me rrugën e shkërmoqur prej ujërave.Segment rrugor i bllokuar, automjeti bie në gropë bashkë me rrugën e shkërmoqur prej ujërave.

Të premten në mëngjes taksitë përpiqeshin të qarkullonin në rrugët e vërshuara prej reshjeve, ndërsa njerëzit përpiqeshin të shkonin në punë. Imazhet e postuara në rrejtet sociale tregojnë stacionet e metrove të mbushura me ujë. Një reporter i Agjencisë së Lajmeve AFP pa një rrugë me dy korsi, që u bllokua tërësisht prej rrëshqitjes së tokës. Edhe tuneli i portit, një ndër rrugët kryesore të ishullit dhe territori Koulon që i përket Kongkongut në kontinent ishte tërësisht i vërshuar nga reshjet. Një qendër tregtare në lagjen Chai Wan ndodhej gjysmë nën ujë.

Njerëzit kanë mbetur të bllokuar, forcat e shtëpimit gjatë evakuimit të personave të rrezikuarNjerëzit kanë mbetur të bllokuar, forcat e shtëpimit gjatë evakuimit të personave të rrezikuar
Njerëzit kanë mbetur të bllokuar, forcat e shpëiimit gjatë evakuimit të personave të rrezikuarFotografi: TYRONE SIU/REUTERS
Reshjet e fuqishme nisën të enjten. Pak para mesnatës shërbimi meteorologjik i Hongkongut regjistroi 158 litra reshje për metër katror brenda një ore – një vlerë rekord që nga vitit 1884. Edhe nga qyteti më i afërt Shenzhen në Kinë, një metropol i teknikës me mbi 17,7 milionë banorë, janë regjistruar reshjet më të fuqishme që nga viti 1952. Sikurse njoftoi autoriteti i shërbimit meteorlogjik, reshjet e furishme do të vazhdojnë edhe të shtunën në mëngjes në zonat qendrore dhe në jugperëndim të provincës Guandong.

Fundjavën e kaluar (03.09-2023) Kina jugore u prek nga dy tufane të njëpasnjëshme ai “Saola” dhe “Haikui.

Sipas ekspertëve ndryshimi i klimës e ka rritur intensitetin e stuhive tropikale, e si rrjedhojë reshjet e shumta dhe rrymat e fuqishme të erës shkaktojnë vërshime.


Top Channel

Banner

Related posts

Sunak tërhiqet për gomonet/ Kryeministri i Anglisë: Çështja nuk zgjidhet brenda natës

admin

Sulme me raketa në Ukrainë, humbin jetën dy persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë

admin

Gjykohet bashkëshorti 25 vjeçar me familjarët, që vranë nusen pasi besonin se ishte ‘e poseduar nga shpirtrat’ (fotot)

admin

Leave a Comment