AKTUALE

REISUL ULEMA PRITI NË VIZITË ANËTARIN E KËSHILLIT TË XHAMISË SË BASHKËSISË ISLAME SHQIPTARE/ALG BASHKIMI NË NÜRNBERG, Z. SHUKRI ZEQIRI

Sot, në selinë e Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në një takim miqësor z. Shukri Zeqiri, anëtar i Këshillit të Xhamisë së Bashkësisë Islame Shqiptare/AlG Bashkimi në Nürnberg.

Gjatë këtij takimi, z. Zeqiri dorëzoi fitrat e mbledhura nga xhemati i xhamisë në Nürnberg, Gjermani. Me këtë simbolikë, ai shprehu falënderimin dhe nderimin për Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë, e cila vazhdimisht mbështet dhe udhëheq aktivitetet edhe për besimtarët tanë në diasporë.
Muslimanët tanë në Diasporë, përtej mbështetjes financiare, që shtrihet nga pagesa e fitrave e zekateve, te ndihmat për rindërtimin e xhamive dhe financimi i bursave për nxënësit dhe studentët shqiptarë dhe ndihma ndaj nevojtarëve, ata sjellin edhe një kontribut të rëndësishëm kulturor.
Reisul Ulema falënderoi z. Zeqiri, Këshillin e Xhamisë dhe imamin për angazhimin e tyre të vazhdueshëm. Ai vuri në pah se sakrifica dhe përkushtimi i muslimanëve në diasporë janë shembuj frymëzues për gjithë besimtarët edhe në atdhe, duke forcuar jo vetëm institucionet tona fetare, por edhe lidhjet shpirtërore mes shqiptarëve kudo që janë.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut në krye me Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, falënderon gjithë ata që kontribuojnë në përforcimin e komunitetit tonë, qoftë në vendlindje, qoftë në diasporë.

Banner

Related posts

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Gjyla Halili

Xhaka për herë të tretë në ekipin e xhiros në Bundesligë, përgatitet për derbin e zjarrtë

Gjyla Halili

Të martën takim vendimtarë mes Ahmetit, Selës dhe Taravarit për zgjedhjet lokale

Gjyla Halili