AKTUALE

REISUL ULEMA PRITI NË KABINETIN E TIJ DELEGACIONIN NGA TETOVA

Sot, 23.04.2025, Reisul ulema, H. Hfz. SHaqir Ef. Fetai i shoqëruar nga drejtori i Vakëfit, Mr. Fehmi Ebibi, pritën në takim hfz. Jusuf Jakupin mualim dhe Jonuz Tairin, muezin në xhaminë Muharemçe në Tetovë dhe pronarin e ëmbëltores “Bota e ëmbël”, nga fshati Kamjan, z. Nasuf Aliti.
Reisul Ulema i falënderoi mysafirët për kontributin e tyre në kultivimin e vlerave fetare islame. Veçanërisht, Reisul Ulema falënderoi z. Nasuf Alitin për kontributin e tij në organizimin e iftareve për studentët e UT-së dhe UEJL-së në Tetovë. Me këtë rast, Reisul Ulema z. Nasufit në shenjë falënderimi i ndau mirënjohje.
Edhe mysafirët e falënderuan Reisul Ulemanë për mikpritjen dhe thanë se janë të nderuar që kontributin e tyre e bëjnë në kuadër të Institucionit më të lartë fetarë në vend.

Banner

Related posts

BDI: 2.500 mashtrimet e VLEN dhe përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet

Gjyla Halili

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

admin

ABDIL BILALLI EMËROHET KRYESHEF I POLICISË NË GOSTIVAR

Gjyla Halili