AKTUALE

REISUL ULEMA NË VARRIMIN E ARTISTIT SHPAT KASAPI

Më 30.11.2025, në varrimin e artistit Shpat Kasapi, mori pjesë Reisul Ulema i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, drejtori i sektorit fetaro-arsimor Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki, drejtori i sektorit për kulturë dhe shkencë Mr. Musanif Rufati, përgjegjësi i Bibliotekës së Medresesë “Isa Beu”, prof. Blendi Imeri, bashkë me bashkëpunëtorë të tjerë të BFI-së.

Në frymë islame, Reisul Ulema mbajti fjalë ngushëlluese, duke kujtuar realitetin e vdekjes dhe vlerën e durimit. Ai theksoi se njeriu vlerësohet për gjurmët që lë pas, dhe se e mira, mirësjellja dhe kontributi nuk humbin kurrë tek Allahu.

Me ndjeshmëri të veçantë, ai ngushëlloi nënën e të ndjerit, ish-deputeten Gjylimsere Kasapi, duke i uruar forcë, sabr dhe shpërblim prej Allahut për durimin e saj.

Ceremonia u nderua edhe nga personalitete të larta shtetërore, politike dhe artistike, të cilët u bashkuan në këtë moment pikëllimi e nderimi.

Banner

Related posts

Taravari për takimin me Mickoskin: Do t’i sqarojmë disa punë që mendoj se ai i ka të paqarta

Gjyla Halili

Fatmir Dehari: Nga Zajazi dhe për Zajazin, gjithmonë me punë, nder dhe respekt

Gjyla Halili

Valë e reagimeve nga Beogradi pas vendimit të Bujar Osmanit. “Politikë antiserbe” thotë Daçiq

Gjyla Halili