AKTUALE

REISUL ULEMA I PRITI MINISTRIN E BOSNJE DHE HERCEGOVINËS. DR. SEVLID HURTIQ.

Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti Dr. Sevlid Hurtiq, ministër për të drejtat e njeriut dhe refugjatët e Bosnje dhe Hercegovinës.
Reisul Ulema i BFI e RMV i falënderoi Ministrit Z Hurtiq, për vizitën që ia bëri BFI e RMV, që nënkupton respekt ndaj të gjithëve antarëve të saj si dhe qytetarëve të RMV.
Reisul Ulema e njoftoi Ministrin me BFI dhe organizimin e jetës fetare dhe konstatoi se BFI është e vetmja kompetente në organizimin e jetës fetare islame dhe bashkësi e të gjithë muslimanëve pa marrë parasyshë përkatësinë nacionale. U bisedua edhe për sfidat e përgjithshme me të cilat ballafaqohet Ballkani në përgjithësi
Ministri Z. Hurtiq poashtu shprehu kënaqësinë për gatishnërinë e Reisit për pritjen protokallare dhe biseduan për BFI e RMV dhe rolin e saj në sfera të ndryshme të jetës dhe se është i gëzuar që të gjithë muslimanët janë antarë konstruktiv nën ombrellën e BFI e RMV, në veçanti xhematet boshnjake.
U bisedua për një bashkpunim në të ardhmen në sfera të përgjithshme.

Banner

Related posts

“Porosia e kullës”, vepër e atdhetarit dhe veprimtarit Dr. Pashko Camaj u promovua sonte në Tuz

Gjyla Halili

Lladrovci: Prokuroria po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarin duarthatë nga fotografia e publikuar si “dëshmi”

admin

Sellca e reshtuar pas Frontit Europian

Gjyla Halili

Leave a Comment