AKTUALE

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI NDERON ME PJESËMARRJEN E TIJ IFTARIN TRADICIONAL TË ALKIG-UT NË AUSTRI

Në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore dhe vëllazërore, Reisul Ulema i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit, Dr. Abdulkerim Iseni, Drejtori i Sektorit për Diasporë, Mr. Mafiz Rustemi, Drejtori i Sektorit për Shkencë dhe Kulturë, Mr. Musanif Rufati, dhe Drejtori i Sektorit Fetaro-Arsimor Mr. Fejzulla Sadiki, morën pjesë në iftarin tradicional të organizuar nga ALKIG-u në Qendrën Islame Shqiptare në Vjenë.

Ky iftar mblodhi hoxhallarë nga xhamitë shqiptare në Austri, përfaqësues të këshillave të xhamive, si dhe personalitete të shquara nga komuna, shteti dhe Bashkësia Islame e Austrisë.

Në këtë mbrëmje të bekuar të muajit të mëshirës dhe begatisë, u përcollën mesazhe të dashurisë, unitetit dhe përkushtimit ndaj vlerave fetare dhe kombëtare. Ky takim vëllazëror ishte dëshmi e forcës së besimit dhe lidhjeve të forta mes shqiptarëve myslimanë, të cilët, edhe në mërgim, vazhdojnë të ruajnë dhe të kultivojnë identitetin e tyre fetar e kombëtar.

Allahu e bekoftë këtë vëllazëri dhe e shtoftë harmoninë e unitetin mes besimtarëve!

Banner

Related posts

Abdulselam Selami pranon detyrën e re, Drejtor i Byrosë për Metrologji.

admin

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi Ministrin për të drejtat e njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi Fatmir Gjeka

Gjyla Halili

Vazhdon fushata zgjedhore presidenciale, pas premtimeve përplasje mes kandidatëve

Gjyla Halili