AKTUALE

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për Ditën e Ujit të Bekuar

Me rastin e festës fetare të Ditës së Ujit të Bekuar, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup nesër do të vendosë regjim të posaçëm të komunikacionit për rrugë të caktuara në zonën qendrore të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov, Kisella Vodë dhe Aerodrom.

SPB Shkup kumtoi se në qendër të qytetit të Shkupit, rruga “Filip Vtori Makedonski” do të mbyllet për qarkullim nga kryqëzimi me bulevardin “Goce Dellçev” deri në kryqëzimin me rrugën “11 Tetori” në të dy drejtimet.

Në komunën e Kisella Vodës do të mbyllen për qarkullim rrugët “14 Dhjetori” dhe një pjesë e rrugës “Hristo Tatarçev” pranë sallës “Rasadnik”.

Në komunën e Gjorçe Petrovit rruga nga kisha “Sveti Petar i Pavle”, bulevardi “Partizanski Odredi” deri te rruga “Gjorçe Petrov”, pastaj rruga “Gjorçe Petrov” deri te rruga “Vasil Çakallarov”, si dhe nga kisha “Shën Pantelejmon”, rruga “Kozle”, pjesë e rrugës “Vasil Çakallarov” deri te Ura Hekurudhore në lumin Vardar.

Banner

Related posts

Shoqata “Malësia” në Kaliforni mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Gjuha shqipe është identitet, jo kompromis

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Incidentet pasojë e politikës së Ali Ahmetit përçaj e sundo!

Gjyla Halili

Ndryshime në ligjin për komunikacion: RMV do të jetë një nga vendet europiane me dënimet më të rënda

Gjyla Halili