SPORT

Real Madrid në ankth, Vinicius Jr mund të mungojë gjatë

Banner

Një tjetër goditje për Real Madrid.

Ndërsa madrilenët kanë shumë pak lojtarë në sektorin e sulmit, tashmë edhe Vinicius Junior ka pësuar dëmtim që mund ta lë jashtë fushave për një muaj.

Sulmuesi 23-vjeçar u detyrua të largohej pas 18 minutave në fitoren 1-0 të Real Madrid në La Liga të premten ndaj Celta Vigo.

Skanimet e para të Vinicius treguan se ai do të jetë jashtë për të paktën një muaj, sipas mediave spanjolle. Natyrisht një lajm aspak i mirë ky për trajnerin e Real Madrid, Carlo Ancelotti që mbetet me pak lojtarë në sulm.

/BotaSot/

Related posts

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy super-ndeshje

admin

Real Madridi tregon forcën para tifozëve të vet, fiton me ‘poker’ golash ndaj Gironës

Gjyla Halili

Real Madrid kërkon fitoren përballë Valencias

admin

Leave a Comment