AKTUALE

Ratkoceri ironizon me VLEN-in pas takimit të liderëve: “Gomarin e hëngri ujku, këta ende shpresojnë se është ëndërr”

Gazetari Arben Ratkoceri ka reaguar me ironi dhe kritikë pas takimit disaorësh të liderëve të koalicionit qeverisës VLEN, i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete. Në një postim në Facebook, ai ka vënë në shënjestër Arben Taravarin, një nga liderët brenda koalicionit, duke e cilësuar si “mjeshtër i kompllukut”.

“Eu çfarë mjeshtri i “kompllukut” Arben Taravari! I këputi këta të VLEN-it njëjtë siç ia bëri BDI-së para zgjedhjeve vitin e kaluar.
“Gomarin e hëngri ujku”, e këta vazhdojnë të luten “ishalla është ëndërr”!”, shkruan Ratkoceri.

Reagimi i tij vjen në një moment të ndjeshëm politik, ndërsa koalicioni VLEN, që aktualisht është në pushtet, po përballet me sfida të brendshme përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen në fund të tetorit 2025. Mungesa e dakordësimit mes partnerëve brenda koalicionit mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në performancën e tyre elektorale dhe në stabilitetin e shumicës aktuale

Banner

Related posts

Ndryshimet në Kodin Penal janë sot në rendin e ditës së Kuvendit

admin

Analistët grekë: Po eskalon situata, po rriten tensionet në lidhje me emrin e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Dauti me pyetje te Mexhiti: A pranoni që të intonohet himni shtetëror në shkolla?

Gjyla Halili